Vazhdon hapja e rrugëve fushore në Junik (Foto)
22 korrik 2019
| 15:17
Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka inspektuar të hënën punimet e projektit “ Hapja e rrugëve fushore në komunën e Junikut”.
Projekt i realizuar nga Ministria e Zhvillim Rajonal në bashkëpunim me Komunën e Junikut, gjegjësisht Programi për Zhvillim Rajonal, do t’u mundëson qytetarëve qasje dhe kushte të mira për zhvillimin e kulturave bujqësore.
Komuna e Junikut në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, është duke krijuar kushte të mira infrastrukturore për zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë.
/Epoka e re/