Vazhdon hapja e rrugëve fushore në Suharekë
10 maj 2019
| 15:09
Komuna e Suharekës është duke vazhduar projektin “Hapja e rrugëve fushore” në fshatrat e kësaj komune.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se sivjet do të hapen 20 kilometra të rrugëve fushore në fshatrat e territorit të komunës që drejton.
Muharremaj ka thënë se hapja e këtyre rrugëve do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e bujqësisë në Suharekë.
“Projekti ‘Hapja e rrugëve fushore’ do të vazhdojë këtë vit me 20 kilometra të tjerë, të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e bujqësisë. Ne do të vazhdojmë angazhimin në fshatrat si Nepërbisht, Vraniq dhe shumë fshatra të tjera”, ka thënë Muharremaj.
/Epoka e re/