Vazhdon hetimi i Netanyahut për korrupsion
10 korrik 2018
| 21:03
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili përballet me tre hetime lidhur me dyshime për korrupsion, u pyet sot përsëri nga policia mbi një çështje që përfshin kompaninë më të madhe izraelite të telekomit.
Autoritetet kanë ngritur akuza se Netanjahu ka favorizuar me klauzola rregullatore kompaninë “Bezeq Telecom Izrael” në këmbim të raportimeve në favor të tij dhe gruas së tij në një faqe interneti lajmesh në pronësi të kompanisë.
Kryeministri Netanjahu, kompania Bezeq dhe pronari i saj mohojnë se kanë bërë ndonjë vepër të paligjshme.
Netanjahu është marrë në pyetje edhe më parë për këtë çështje dhe deri tani policia nuk ka bërë asnjë rekomandim për të ngritur zyrtarisht ndonjë akuzë. /VoA