Vazhdon instalimi i paneleve solare në tri objekte arsimore në Obiliq
07 nëntor 2024
| 09:03
Drejtoresha e DKA-së, në Obiliq, Fitore Hashani, së bashku me Drejtorin e DSHPE-së, Naim Miftari, kanë vizituar punimet në terren në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).
Ky bashkëpunim ka mundësuar fillimin e instalimit të paneleve solare në tri objekte arsimore: ShFMU “Dr. Ibrahim Rugova”, ShFMU “Hasan Prishtina” dhe ShMLP “Ismail Dumoshi”.
Po ashtu, bëhet e ditur se 18 panele do të vendosen në ShFMU “Hasan Prishtina”, 30 panele do të vendosen në ShMLP “Ismail Dumoshi”, 30 panele do të vendosen në ShFMU “Dr. Ibrahim Rugova”.