Vazhdon kriza e Llapit, Gjilani përforcohet në vendin e tretë

05 nëntor 2020 | 15:52

Fitore të enjten ka shijuar edhe Gjilani në përballje me Llapin (2-0).

Portieri Koliçi e shpëtoi Gjilanin në dy raste, derisa në rastin e parë serioz skuadra vendase arriti të kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Fiton Hajdari.

Dy minuta me vonë, Hajdari humbi edhe një rast të mirë shënimi. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, kurse në pjesën e dytë, Gjilani humbi një mundësi të mirë për të shënuar golin e dytë, pasi gjuajtjen e Hajdarit nga pika e bardhë e ndali portieri Hoffman.

në minutën e 75-të, Ardit Hila e dyfishoi epërsinë e vendasve, derisa në anën tjetër mysafirët provuan të shënojnë nëpërmjet Sadriut dhe Januzit, por pa rezultat. Pas kësaj ndeshje, Gjilani përforcohet në pozitën e tretë me 20 pikë, Llapi është ne vendin e fundit me vetëm pesë pikë.

(V.Z/ Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj…