Vazhdon ‘mallkimi’ për Traoren
01 shtator 2020
| 11:53
Futbollisti Adama Traore, ka rezultuar pozitiv pas testit ndaj Covid-19. Ylli i Wolverhamptonit u grumbullua për herë të dytë me kombëtaren iberike, por është larguar.
Traore është grumbulluar dhe një herë tjetër me Spanjën, por për shkak dëmtimi, u largua. Ndërsa këtë herë, ka qenë virusi famëkeq që ka ndaluar Traoren të luajë për Spanjën.