Vazhdon mbështetja e donatorëve dhe humanistëve për Malishevën
01 maj 2020
| 12:22
Komuna e Malishevës, sot ka hyrë në ditën e 49 të karantinës, gjë e cila ka ndikuar në jetesën e banorëve në aspektin socio-ekonomik.
Mirëpo, falë donatorëve të ndryshëm, si në çështjet sociale, ashtu edhe në fushën e shëndetësisë, kjo situatë është zbutur dhe të gjithë ata që kanë pasur nevojë për furnizime, janë mbështetur.
Për të gjitha këto ndihma, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në emër të Shtabit Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19, dhe në emër të qeverisë komunale, i ka falënderuar të gjithë donatorët, të cilët ndihmat e tyre i kanë sjellë përmes shtabit komunal, duke i ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë.
https://www.facebook.com/komuna.malisheve/photos/a.1087553907937794/3506948402664987/?type=3&theater