Vazhdon mbretërimi i Realit në Evropë
26 maj 2018
| 22:44
Real Madridi ka fituar për herë të tretë rresht dhe për të 13-ën herë Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Liverpoolin me rezultat 3 me 1 në finalen e zhvilluar sonte në Kiev.
Finalja u përshkrua me lëndimin e Mohamed Salahun dhe me gabimet e portierit të Liverpoolit, Loris Karius që ishte fajtor në dy gola të “Mbretërve” në këtë takim.
Karim Benzema realizoi në minutën e 51 kur portieri gjerman gaboi me degazhim.
Tre minuta më vonë Liverpooli u kthye në lojë me golin e Sadio Manes, por kaq ishte nga loja e “Të kuqve” pasi në skenë doli Gareth Bale që realizoi dy gola fantastik.
Në minutën e 64-të realizoi me akrobacion ndërsa në minutën e 84 lansoi një goditje të fuqishme të cilën nuk mund ta ndalte Karius për rezultatin përfundimtar 3 me 1.