Vazhdon mbrojtja e Gërvallës ndaj Gani Jakupit, e krahason me Dua Lipën dhe Rita Orën
Mbrojtja e Donika Gërvallës, ministre e Punëve të Jashtme, ka vazhduar mbrojtjen ndaj Gani Jakupit, këshilltarit që mori projektin prej 90 mijë euro.
Në një prononcim para medieve, Gërvalla ka bërë një deklarim interesant. Në një fjali, ajo ka krahasuar Jakupin me Dua Lipën dhe Rita Orën, dy këngëtare shqiptare jashtëzakonisht të njohura në botë.
“Natyrisht zoti Gani Jakupi nuk i ka më shumë borxh Kosovës sesa të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe nuk i ka borxh këtë fushatë të jashtëzakonshme kundër tij. Unë jam e lumtur që zoti Gani Jakupi, si shumë profesionistë të tjerë anembanë botës, të cilët asnjëherë nuk i kanë shkëputur lidhjet me Kosovën, me gjithë suksesin që kanë pasur në jetën e tyre profesionale. Më lejoni të përmend Dua Lipën, Rita Orën, ato nuk kanë asnjë nevojë të profilizohen përmes Republikës së Kosovës”, ka thënë Gërvalla.