Vazhdon mësimi në distancë
27 mars 2020
| 10:53
Ministria e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton nxënësit, prindërit dhe punonjësit e arsimit në Republikën e Kosovës, se për shkak të situatës emergjente të shkaktuar nga pandemia COVID 19, Qeveria e Kosovës, me datë 26.03.2020 ka marrë vendim për vazhdimin e ndërprerjes së procesit mësimor-edukativ deri në një vendim tjetër.
Ndërprerja e procesit edukativo-mësimor vlen për të gjitha nivelet, nga institucionet parashkollore e deri tek institucionet e arsimit të lartë në sektorin publik dhe atë privat.
MAShTI u bënë thirrje nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve që ta vazhdojnë ndjekjen dhe zbatimin e mësimit në distancë.