Vazhdon ndëshkimi i bizneseve në Gjilan për mospërputhshmëri të çmimit raft-arkë
16 tetor 2023
| 19:19
Inspektorët e tregut nga Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan, kanë vazhduar me ndëshkime ndaj biznesit i cili nuk ka përputhshmëri të çmimit raft-arkë.
Drejtoresha e Inspekcionit, Entela Hyseni, ka theksuar se do të merren masa ndaj të gjithë atyre bizneseve të cilat dëmtojnë qytetarin e komunës së Gjilanit me masa ndëshkuese.