
Vazhdon ndëshkimi i bizneseve në Gjilan që nuk kanë përputhshmëri të çmimit raft-arkë
12 tetor 2023
| 13:14
Inspektorët e tregut nga Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan kanë ndëshkuar biznesin i cili nuk ka përputhshmëri të çmimit raft-arkë.
Drejtoresha e Inspekcionit, Entela Hyseni, ka theksuar se do të merren masa ndaj të gjithë atyre bizneseve të cilat dëmtojnë qytetarin e komunës së Gjilanit me masa ndëshkuese.