Vazhdon numërimi i votave me kusht, prin Vetëvendosja
01 mars 2021
| 12:36
Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara.
Deri në orën 12:00 kanë arritur të numërohen 8 135 vota nga 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta në total.
Sipas rezultateve nga numërimi i këtyre votave, deri më tani prin Lëvizja Vetëvendosje me 3775 vota, e dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 1526 vota.
Partia e tretë renditet LDK-ja me 865 vota dhe AAK-ja e katërta me 853 vota.