Vazhdon numërimi i votave me kusht, VV merr mbi 51%

01 mars 2021 | 21:10

Deri më tani janë numëruar më tepër se gjysma e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta. Sipas të dhënave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje (LV) ka marrë 8,461 vota ose 51.8 për qind të tyre.

Vetëvendosja, me numër të votave me kusht, pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me 2,776 vota, teksa LDK-ja ka marrë 1,769 vota.

Ndërkaq, AAK ka 1,445 të votave me kusht. Nisma Socialdemokrate, deri më tani ka 400 vota.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije se pas përfundimit të numërimit të këtyre fletëvotimeve, do të fillojë numërimi i votave nga jashtë vendit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Hajnoc të Komunës së Kamenicës, u përurua ura…