
Vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës
Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon edhe sot.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën njoftoi se në orën 16:00 në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mamushës ka filluar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
Në këtë komunë, numri i vendvotimeve të rregullta në të cilat është zhvilluar procesi i votimit është 5 vendvotime.
Në nivel vendi, KQZ ka njoftuar se deri dje pasdite është përmbyllur numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve. Konkretisht, janë numëruar votat nga 1,170 vendvotime nga gjithsej 2,533 vendvotime në të gjithë Kosovën.
KQZ po vazhdon me procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Ky proces pritet të përfundojë brenda disa ditësh, ndërkohë që rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave.
KQZ ka garantuar qytetarët për transparencën dhe korrektësinë e procesit të numërimit, duke theksuar se do të vazhdojnë të mbajnë të informuar publikun mbi zhvillimet e mëtejshme të këtij procesi të rëndësishëm.