
Vazhdon pastrimi i rrugëve në kryeqytet, kërkohet kujdes nga shoferët
16 dhjetor 2018
| 12:58
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se edhe sot është duke vazhduar pastrimi i rrugëve në kryeqytet.
Megjithatë ai ka kërkuar nga shoferët që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes.
“Pastrimi i rrugëve për t’i bërë të kalueshme është bërë tërë natën dhe vazhdon edhe tani. Edhe më tutje, ju lusim për qarkullim të kufizuar me vetura dhe për kujdes në vozitje”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/