Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

08 nëntor 2024 | 11:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas KQZ-së, gjatë kësaj periudhe, e cila përfundon më 26 dhjetor2024, qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.

“Parashtrimi i kërkesës për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës mund të bëhet përmes platformës së vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org apo në vegzën direkte http://qv.kqz-ks.org dhe kjo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së”.

“Ndërrimi i Qendrës së Votimit është i mundur edhe duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në komunën përkatëse”, ka njoftuar KQZ-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dje për vjedhje…