Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për zgjedhjet e 9 shkurtit

30 shtator 2024 | 11:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Gjatë periudhës 120 ditore (29 gusht – 26 dhjetor 2024) për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.

Parashtrimi i kërkesës për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës mund të bëhet përmes platformës së vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org apo në vegzën direkte http://qv.kqz-ks.org dhe kjo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së.

Ndërrimi i Qendrës së Votimit është i mundur edhe duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në komunën përkatëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga zyrtarët policorë të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar…