Vazhdon përkrahja për 16-shin e AAK-së
14 janar 2025
| 21:26
Kandidati për deputet i AAK-së, Smajl Latifi, me numër 16, po merr mbështetje me kandidatët tjetër të kësaj partie për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
“Zaqishti, Retija dhe Retija e Ulët janë të vendosur që të vazhdojnë përkrahjen për njerëzit e dëshmuar, për ata që punojnë për ta çdo ditë e vit për vit, e jo për ata që i vizitojnë vetëm në fushata zgjedhore, apo ndoshta edhe nuk i vizitojnë fare. Faleminderit për përkrahjen! Bashkë, për Kosovën Fituese!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.