Vazhdon procesi gjyqësor ndaj çlirimtarëve
28 maj 2024
| 08:08
Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i njohur si rasti “Thaçi dhe të tjerët”.
Ky process gjyqësor pritet të fillojë nga ora 09:00 dhe të zgjasë deri në ora 16:30.
Dje për herë të parë pas nisjes së gjykimit në Gjykatën Speciale, foli ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Deklarata e Veselit pati të bëjë me orët e përdorura për marrjen në pyetje të dëshmitarëve, që më pas po ndikojnë në tejzgjatjen e paarsyeshme të procesit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.