Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Të enjten e ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i 82-të, ka njoftuar përmes një njoftimi DhSK-ja, pasi ka mbaruar seanca e cila është mbajtur e mbyllur.
Ndryshe, sa ishte seanca e hapur, mbrojtja e Veselit përmes avokatit Geoffrey Roberts e ngriti një çështje lidhur me kalendarin gjykatës për vitin e ardhshëm.
“Kalendari i gjykatës për vitin që vjen është deri në maj të vitit që vjen dhe megjithatë që kuptoj unë synohet që data e përfundimit të çështjes nga Prokuroria është… ose ajo që keni thënë me datë 15 shkurt 2023 ka qenë 1 prilli 2025, të paktën kjo është përcaktuar me urdhrin me gojë. Nuk e di në qoftë se ky është rasti megjithatë ne e kuptojmë që ndërsa flasim koha për përfundimin e çështjes nga prokuroria është në prill”, ka theksuar Roberts.
Ndërsa kryetari i turpit gjykues njoftoi se nuk ka ndryshime në data por që i është dhënë pak hapësirë ZPS-së pas afatit të përcaktuar për mbarimin e çështjes së saj.
Për këtë javë Matt Halling ka theksuar se kanë vetëm dy dëshmitarë të cilët mbajnë kodin Ë04735 dhe Ë0511, të cilët pritet të dëshmojnë. Ai ka thënë se aktualisht nuk kanë dëshmitarë tjetër rezerve, por që do të shikojnë se çfarë mund të bëjnë.
Ndërsa prokurori Halling ka thënë se dëshmitarët që synohet të thirren për bllokun e ardhshëm janë 04737, 04600 dhe 01129. Kurse kryegjyqtari ka thënë se do të ishte mirë që ta kenë dikë rezervë për shkak se sipas tij këta dëshmitar nuk zgjasin gjithë javën.
Pas kësaj, pati një çështje për të diskutuar edhe avokati Eric Tully por që sapo e mori fjalën, seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar për t’u mos u hapur më deri sa në ekran u njoftua se nuk ka transmetim.