Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
04 korrik 2024
| 08:38
Edhe sot në Hagë do të mbahet seancë gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca e sotme do të jetë e fundit për këtë javë. Është njoftuar se ajo do të nisë në orën 09:00.
Në orën 14:30 është paralajmëruar të ketë konferencë për medie nga Dhomat e Specializuara.
Gjatë ditës së djeshme u dëgjua deklarata e dëshmitarit Bislim Zyrapi.
Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Zyrapi tha se ishte mbajtur një takim në mes të delegacionit dhe Shtabit të Përgjithshëm që të vendosej nëse do të firmoset marrëveshja e Rambujesë ose jo.