Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Gjykatën Speciale në Hagë, edhe sot do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kko do të jetë seanca e fundit përkohësisht, pasi trupi gjykues do të shkojë në pushim për sesionin veror.
Seanca është njoftuar të nisë në ora 09:00, teksa në ora 14:30 është paralajmëruar të ketë konferencë për media.
Gjatë dëshmisë së djeshme në Hagë, dëshmitari Bislim Zyrapi tha se librat që i kishte lexuar dhe parë për luftën e UÇK-së, ishin të ekzagjeruar dhe se nuk e tregonin realitetin.
“Për ato se çka po lexoj dhe çka kam mujtë me pa, leximi ose shkrimi i librit me realitetin nuk përputhen. Po e them, pa marrë parasysh se kush e ka shkru këtë, e ka shkru Jakup Krasniqi apo e ka shkru Rexhep Selimi apo Bislim Zyrapi, por nuk është në përputhje me realitetin.
Unë foli realitetin në atë se çka e kam gjet në atë kohë prej majit ‘98 e deri në fund. Jo veç këto libra, por edhe në disa libra kur kam lexu dhe disa libra që kam mujt me i pa, njëjtë kanë bërë ekzagjerime të shkresave që kanë bërë në libra. Tash për përfitime të tyre ditore, politike apo çka është çështje e tyre, por realiteti nuk është tregu”, tha Zyrapi.