Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës
23 nëntor 2023
| 08:29
Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Pjetës Shalës në Gjykatën Speciale në Hagë.
Seanca nis në orën 09:30 dhe pritet të përfundojë rreth orës 16:00.
Sipas aktakuzës, Pjetër Shala ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i stacionuar në Kukës, Shqipëri.
Ai akuzohet për krime të luftës, të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme.
Krimet për të cilat akuzohet Shala dyshohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së. Sipas aktakuzës, viktimat e këtyre krimeve ishin të gjithë shtetas të RFJ-së dhe persona të cilët nuk merrnin pjesë aktive në luftime.