Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Sali Mustafës
22 mars 2022
| 08:31
Në Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjestarit të UÇK-së, Sali Mustafa.
Mbrojtja e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, do të paraqes sot deklaratën hyrëse para trupit gjykues në Hagë.
Kjo shënon fillimin e çështjes së mbrojtjes e cila tutje do të vazhdojë me provat dhe dëgjimin e 17 dëshmitarëve.
Aktakuza ndaj Salih Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020.