Vazhdon procesi i inspektimit final të objekteve në Prishtinë
03 mars 2019
| 16:18
Ekipi përgjegjës ka inspektuar edhe tri objekte të tjera në Prishtinë, pronarët e të cilave kishin aplikuar për inspektim final dhe certifikatë të përdorimit (ish-pranimi teknik).
“Meqë në vazhdimësi ka kërkesa nga qytetarët për t’u informuar për këtë proces, gjatë javës së ardhshme do t’i publikojmë listat e atyre që kanë aplikuar deri tash (për objektet kolektive), me shpjegime për fazën në të cilën gjenden. Ka raste që kanë përfunduar me sukses, por ka edhe refuzime”, është thënë në komunikatën e komunës së Prishtinës.
/Epoka e re/