Vazhdon procesi i shembjes së ndërtesave në Durrës
02 dhjetor 2019
| 08:35
Në Durrës po vazhdon procesi i shembjes së ndërtesave.
Procesi i shembjes së ndërtesave ka nisur menjëherë pas përfundimit të procesit të kërkim-shpëtimit.
Dhjetëra ndërtesa e qindra banesa janë shkatërruar në Durrës, pas tërmetit që goditi këtë zonë, e që si pasojë vdiqën mbi 50 persona dhe u lënduan mbi 700.
Mijëra qytetarë janë të pastrehë dhe nuk kanë ku të shkojnë, pasi banesat apo shtëpitë e tyre u shkatërruan.