Vazhdon projekti për efiçiencë të energjisë edhe në ndërtesat shumëbanesore sociale në Drenas
Pas marrëveshjeve për efiçiencë të energjisë në disa shkolla të Komunës së Drenasit, projekti për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) do të vazhdojë në implementimin e saj edhe në ndërtesat shumëbanesore sociale në Komunën e Drenasit.
Në kuadër të këtij projekti janë përzgjedhur përfaqësuesit e njësive banesore të cilët do të bëjnë organizimin dhe përfaqësimin e banorëve të këtyre ndërtesave. Kjo përzgjedhje ka bërë që projekti në fjalë të kalojë në procesin e përgatitjes për implementim nga i cili do të përfitojnë banorët e këtyre ndërtesave sociale.
Kryetari Lladrovci muaj më parë kishte takuar drejtorin menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), Ahmet Ismajli, me të cilin kishte nënshkruar edhe pesë marrëveshje të reja të shërbimeve të energjisë.
Në zemrën e Alpeve Shqiptare, në Vuthaj dhe Guci, ndodhet “aorta” “Mountain View INN”