Vazhdon projekti për siguri në shkolla
29 shkurt 2024
| 14:06
Të gjitha stacionet policore të rajonit të Prishtinës janë duke realizuar takime me përfaqësues të shkollave, prindër si dhe ligjërata për nxënësit nëpër shkolla.
Ligjëratat me nxënës, janë pjesë e projekteve informuese, parandaluese dhe edukuese që kanë rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe mbrojtjen e komunitetit nga dukuritë asociale si dhe për ofrimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Bazuar në planifikimet në kuadër të stacioneve do të vazhdojnë ligjëratat rreth delikuencës së të miturve, rregullave të trafikut, dhunës në familje, pasojat e përdorimit të narkotikëve, bullizmit dhe masave parandaluese, ngacmimeve seksuale etj.