Vazhdon promovimi i programeve të studimeve të Universitetit të Shkencave të Aplikuara
Stafi i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), përgjat kësaj jave, kanë vizituar shkollat e mesme të komunave të Kosovës, me ç’rast maturantët u informuan rreth programeve të studimit dhe mundësive të cilat i ofron UShAF.
Vizita e stafit u realizua pothuajse në të gjitha shkollat e komunave të Kosovës, ku maturantët u ndanë të kënaqur me informatat që morën rreth kushteve moderne që ofron UShAF, si dhe programeve të studimit që iu ndihmon atyre të bëjnë zgjedhjen e duhur për profesionin që përshtatet me kërkesat e tregut të punës.
Komunat e vizituara gjatë kësaj jave nga stafi i UShAF janë: Prishtinë (Shkolla Ekonomike, Gjimnazi “Xhevdet Doda”), Gjakovë (Gjimnazi “Hajdar Dushi”), Kamenicë (Gjimnazi “Ismail Qemali”, SHMLP “Andrea Dursaku” dhe Shkolla e Mesme e Lartë “Sejdi Kryeziu”), Prizren (Shkolla e Mesme Teknike “11 Marsi”, Gjimnazi “Gjon Buzuku” dhe Qendra e Kompetencës), Suharekë (Shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi”), Malishevë (Gjimnazi “Hamdi Berisha” dhe Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi”).
Gjatë ditëve në vijim stafi i UShAF do të vazhdojë të informoj maturantët edhe në komuna dhe shkolla të tjera të Kosovës, ndërsa nga data 17 maj Universiteti organizon aktivitetin triditor “Open Doors” për të pritur të rinjtë e Kosovës dhe më gjerë, të cilët do të informohen për së afërmi me të gjitha mundësitë që ofron Universiteti ynë.
Programet e studimit të UShAF janë unike dhe janë hartuar konform kërkesave të tregut të punës. Studentët të cilët studiojnë në UShAF, kanë plotësuar kërkesën e tregut të punës dhe tanimë janë bërë pjesë e shumicës së ndërmarrjeve partnere të Universitetit.