Vazhdon puna intensive në Turqi

24 janar 2022 | 12:19

FC Prishtina vazhdon me përgatitje intensive në Antalia të Turqisë.

Skuadra gjatë paradites së sotme e ka kryer stërvitjen e radhës, teksa pasdite është planifikuar nga trajneri Abdulah Ibrakoviq një tjetër seancë përgatitore.

Gjendja e futbollistëve është e mirë, derisa edhe lojtarët e ardhur Bujar Pllana, Agim Zeka, Drilon Cenaj, Sadam Sulley dhe Adonis Aliu janë përshtatur shumë mirë me grupin.

Prishtina të mërkurën (26 janar) e zhvillon ndeshjen miqësore të radhës, me ç’rast do të përballet me skuadrën nga Kazakistani, Atyrau.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot për zgjedhjen…