Vazhdon rekrutimi i mercenarëve nga Serbia në Rusi
Serbia vazhdon ta përkrah në të gjjtha format agresionin ushtarak rusë në Ukrainë. Një gjë të tillë po e bën duke rekrutuar mercenarë nga ushtria dhe policia.
Këto rektutime janë konfirmuar nga kanalet e këtyre grupeve në rrjetin Telegram, duke thënë se disa prej tyre tashmë janë bashkangjitur forcave në rajonin ukrainas të Zaporzhias.
Për këtë veprim ka reaguar eksperti i sigurisë Agim Musliu, i cili i tërheq vërejtjen evropianëve, për veprimet e drejtuesve serbë.
“Derisa udhëheqja serbe mashtron evropianët me të ashtuquajturat integrime, dy policë serbë iu bashkuan ushtrisë agresore ruse në Ukrainë”, shkruan Musliu në Twitter.
Veprimin e ish-policëve serbë e ka konfirmuar edhe njohësi britanik për marrëdhënie ndërkombëtare dhe siguri, Daniel Smith.
“Ish-oficeri i Policisë së Serbisë, pjesë e Ushtrisë Ruse, duke luftuar kundër Ukrainës”, pohon ai në Twitter.
Ministria ukrainase të Mbrojtjes ka njoftuar se rajoni kryesor për rekrutimin e mercenarëve është Ballkani.
Një nga ata që janë përgjegjës për këtë proces është serbi Dejan “Deki” Beriq, i cili jeton në Federatën Ruse. Ai vetë është gjithashtu një ish-mercenar dhe luftoi kundër Ukrainës në vitin 2014.
Po ashtu, një tjetër i njohur është mercenari serb Zhika Radoiçiq, i cili aktualisht po merr pjesë në anën e rusëve për pushtimin e Ukrainës.
Kujtojmë se Beriq ishte pjesëtar i forcave pushtuese kriminale serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Krimineli i luftërave serbo-ruse, në një intervistë më të hershme, kishte deklaruar “Kosova është në zemrat tona dhe kur të vjen koha, ne do ta kthejmë atë!”
Nga Serbia në Ukrainë për të luftuar krahë agresionit rusë kanë shkuar shumë ish-kriminelë të luftës.
As Bashkimi Evropian e asnjë mekanizëm tjetër ndërkombëtar, nuk i ka bërë presion Serbisë që t’i ndalojë mercenarët për t’iu bashkëngjitur kësaj lufte. Përkundrazi, mediet e kontrolluara në Serbi vazhdojnë t’i thurin lavde Vladimir Putinit, duke mbajtur marrëdhënie të mira me Kremlinin. /The Geopost