Vazhdon rënia e çmimit të naftës
16 gusht 2022
| 12:16
Mimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët që pas nisjes së luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
Ulja e fundit e ka shtyrë naftën bruto brent në një nivel prej 92,78 dollarësh në bursë, vlera më e ulët që përpara se Vladimir Putin të urdhëronte fillimin e pushtimit në Ukrainë.
Rënia e madhe e çmimit të naftës të këtë të hënë përputhet saktësisht me nivelin më të ulët të mëparshëm pas pushtimit, i cili u arrit më 5 gusht.
Çmimi i Brent arriti kulmin më 7 mars në 139,13 dollarë, kur nisën shqetësimet për furnizimet nga Rusia.
Çmimi qëndroi mbi 100 dollarë për shumicën e kohës që atëherë, një nivel i parë rrallë në histori.