Vazhdon rregullimi i ndriçimit publik në Skenderaj
Komuna e Skenderajt është duke vazhduar me ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve sa i përket ndriçimit publik.
Kompania “Al Trade” e kontraktuar nga Komuna e Skenderajt, për rregullim të sistemit të ndriçimit publik ka dalë të martën në terren me qëllim t’i sanojë defektet që janë shfaqur në disa shtylla elektrike në lagjen afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
“Punëtorët e kompanisë janë parë tek punojnë në rregullimin e disa shtyllave me ndriçim elektrik në infrastrukturën, duke bërë funksionale 27 shtylla elektrike të sistemit ndriçimit publik, si dhe janë funksionalizuar edhe dy shtylla të tjera që nuk kanë qenë në funksion që 18 vite. Puna do të vazhdojë deri në rregullimin e plotë të ndriçimit publik brenda qytetit”, është thënë në njoftimin e Komunës së Skenderajt.
/Epoka e re/