Vazhdon rregullimi i shkollës fillore “Metush Krasniqi” në Roganë
20 tetor 2020
| 14:41
Punimet për rregullimin e shkollës fillore “Metush Krasniqi” në Roganë janë duke vazhduar.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se ky investim është tejet i rëndësishëm për mësimnxënie cilësore.
“Pas investimeve në disa shkolla të komunës sonë, po vazhdon rregullimi edhe i shkollës fillore ‘Metush Krasniqi’ në Roganë. Rregullimi i hapësirave të kësaj shkolle po bëhet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, investim ky tejet i rëndësishëm për mësimnxënie cilësore. Vazhdojmë me punë”, ka thënë Kastrati.
(Q.R / Epoka e re)