Vazhdon rritja e çmimit të banesave në Kosovë, 2380 euro metri katror në qendër të Prishtinës
2380 euro është çmimi mesatar për metër katror për një banesë në qendër të Prishtinës. Në pjesët tjera të kryeqytetit çmimi varion nga 2213 mijë euro e më poshtë.
Kjo sipas një grafikoni të publikuar nga hulumtuesi Endrit Pllashniku, i cili thotë se të dhënat janë mbledhur nga platformat e real estate-ve në Kosovës dhe përfaqësojnë çmimet e kërkuara nga shitësit.
Sipas këtyre të dhënave gjysma e të gjitha banesave të listuara për shitje kanë çmimin mbi 1250 euro për m2.
Nëse jeni duke hulumtuar tregun për blerje të banesës në Prishtinë, ja një pasqyrë e çmimeve mesatare për m² (përjashtuar penthouse) në disa nga lagjet kryesore të Prishtinës!
Të dhënat janë mbledhur nga platformat e real estate-it në Kosovë dhe përfaqësojnë çmimet e kërkuara nga shitësit. Në gjithë qytetin, çmimi mesatar i ponderuar për m² është €1367, ndërsa mediana e çmimit është €1250, që do të thotë se gjysma e të gjitha banesave të listuara për shitje kanë çmimin mbi €1250 për m2”, ka shkruar ai teksa ka publikuar edhe grafikonin me çmimet aktuale, raporton “Reporteri”.
Në analizë nuk janë të përfshirë banesat e tipit pent house.