Vazhdon rritja e numrit të rasteve të reja me Covid

30 dhjetor 2021 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 53 raste të reja me Covid.

Po ashtu, sipas MSh-së gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 2 324 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 671 559 doza të vaksinës. Deri më sot 782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.   Nga 3 263 testime, 53 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 033. Në total numri i rasteve aktive është 419”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Shpenzova 15 mijë funta për ta zvogëluar gjoksin!”. Luisa Zissman…