Vazhdon rritja e rasteve të reja me Covid në Kosovë

06 gusht 2021 | 14:59

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 271 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 15 qytetarë të cilët kanë qenë të infektuar me Covid.

“Nga 4 666 testime, 271 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 15 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 719. Në total numri i rasteve aktive është 1 321”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë ka bërë me…