
Vazhdon seanca e Kuvendit, LDK e LV vazhdojnë bojkotin
14 shtator 2018
| 19:25
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sërish nuk kanë shkuar në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Vazhdimi i seancës së sotme ka nisur në ora 18:00 dhe pjesa dërrmuese e opozitës si dhe një pjesë e kabinetit qeveritar po mungojnë.
Në rend të ditë janë gjithsej 40 pika.
Seanca sot është shtyrë disa herë gjatë ditës shkaku i mungesës së kuorumit.