Vazhdon shenjëzimi horizontal dhe vertikal në Drenas e Komoran
03 shtator 2021
| 09:56
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë (DSHPE), ka vazhduar realizimin e projekteve sipas planifikimit për këtë vit. Gjatë kësaj jave ka filluar shenjëzimi horizontal dhe vertikal në qendër të qytetit në Drenas dhe Komoran.
Shenjëzimi është bërë në të gjitha vendkalimet për këmbësorë, projekt ky i cili ndihmon në orientimin e qytetarëve dhe ndikon në sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka njoftuar se do të vazhdojë realizimin e projekteve për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për sigurinë e udhëtarëve.
Muaj më parë, DSHPE-ja ka realizuar projektin për shenjëzimin vertikal dhe horizontal në rrugët kryesore brenda dhe jashtë qytetit.