Vazhdon shitja e biletave
05 gusht 2019
| 18:02
Sot është dita e tretë e Evropianit në Prishtinë, ku po vazhdon shitja e biletave. Biletat mund ti blini tek New Born-i dhe para palestrës “1 Tetori”.
Çmimi i biletës është 1.00 euro (një euro), dhe kjo biletë do të jetë ditore, pra me një euro mund ti shikoni të gjitha ndeshjet që zhvillohen gjatë ditës.
Të gjitha të hollat e grumbulluara do të jepen donacion për fëmijët e prekur nga sëmundja e fibrozës cistike. Kujtojmë se sot nga ora 19:00, Kosova do të përballet me Rumaninë dhe vashat e Kosovës kanë nevojë për përkrahje nga tifozët.