Vazhdon shkëlqimi i Zhegrovës, Juventusi mendon ta ketë në radhët e veta
Edon Zhegrova është padyshim lojtari shqiptar më në formë momentalisht. Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka shkëlqyer edhe në ndeshjen e fundit kundër Juvenusit, duke dhuruar një asistim maestral, të cilin më pas në gol e shndërroi Jonathan David. Ndeshja në mes të Juventusit dhe francezëve të Lille përfundoi 1-1, e vlefshme për Ligën e Kampionëve, raporton “Epoka e re”.
Kjo paraqitje dhe paraqitjet e tjera kanë rënë në sytë e bordit të “Zonjës së Vjetër” që e do futbollistin “dardan” në radhët e veta, raporton “Fichajes”. 25-vjeçari këtë sezon e ka ngritur nivelin e lojës duke qenë ndër më të mirët në skuadrën e Lille ashtu edhe në Përfaqësuesen e Kosovës dhe kjo ka bërë që edhe klube të tjera të mëdha evropiane të shfaqin interesim për shërbimet e tij. Interesimi i Juventusit nxitet nga nevoja e klubit për të gjetur emra të rinj për ta freskuar sulmin e tyre, veçanërisht pasi u përballen me Lillen dhe dëshmoi drejtpërdrejt ndikimin e Zhegrovës. Interesimi i Juventusit nxitet nga nevoja e klubit për të gjetur emra të rinj për ta freskuar sulmin, veçanërisht pasi u përball me Lillen dhe dëshmoi drejtpërdrejt ndikimin e Zhegrovës. Muajt në vazhdim do të jenë vendimtarë për të ardhmen e Zhegrovës, i cili që në janar mund të transferohet në Serinë A, duke e bërë kështu hapin e madh në karrierën e futbollit. Për asistimin e Zhegrovës ndaj Juventusit ka shkruar edhe faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve në “Twitter”, ku e ka lavdëruar këtë asistim.
“Shkëlqimi dhe vizioni i Zhegrovës”, shkruhej në postimin që përmban tri asistimet më të mira të ndeshjeve të së martës në garën më prestigjioze evropiane për klube. Ish-futbollisti i Prishtinës ka luajtur edhe për Genkun dhe Baselin, kurse për Kosovën ka luajtur 40 ndeshje dhe ka realizuar pesë gola.