![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/prizren.jpg)
Vazhdon sinjalizimi i rrugëve në Prizren
01 gusht 2023
| 12:42
Sipas kritereve të infrastrukturës moderne është duke u bërë sinjalizimi horizontal i rrugëve “Besim Telaku”, “Ersan Mazreku” dhe “Ramadan Thaqi” në Prizren me vija të bardha të plota dhe të ndërprera, pastaj, sinjalizimi i vendkalimeve për këmbësorë dhe sinjalizimi për ngadalësim të shpejtësisë së automjeteve.
Komuna ka njoftuar se realizimi i këtij projekti ngrit nivelin e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, në këto rrugë të rëndësishme të qytetit tonë.