Vazhdon strukturimi i Partisë Demokratike të Kosovës në të gjithë Gjermaninë, Reçica: Bashkatdhetarët tanë, po duan #mëmirë

01 dhjetor 2024 | 19:33

Shefi i Departamentit për Diasporë i Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti, Elmi Reçica, ka marrë pjesë në takimin me bashkatdhetarë në Berlin.

Ai përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se sot në Berlin, në një takim të përbashkët me shumë veprimtarë dhe afaristë kanë formuar Këshilli për Organizimin e Kuvendit Zgjedhor për degën e gjashtë të PDK-së në Gjermani, e cila do ta përfshijë Berlinin, Brandenburgun, Sachsen Anhalt dhe Sachsen.

Njoftimi i plotë i Reçicës:

PDK edhe në Berlin – fillon puna për organizmin e kuvendit zgjedhor për degën e gjashtë të PDK-së në Gjermani

Sot në Berlin, në një takim të përbashkët me shumë veprimtarë dhe afaristë u formua Këshilli për Organizimin e Kuvendit Zgjedhor për degën e gjashtë të PDK-së në Gjermani, e cila do ta përfshijë Berlinin, Brandenburgun, Sachsen Anhalt dhe Sachsen. Kryetar i Këshillit u zgjodh Arton Rekaliu, nënkryetare Drita Avdiu si dhe kryesia prej 11 anëntarësh.

Me formimin e këtij Këshilli, ne si Komision për Organizimin e PDK-së në Mërgatë po e realizojmë edhe njërin ndër targetet tona kryesore – strukturimin e Partisë Demokratike të Kosovës në të gjithë Gjermaninë.

Mbështetja e madhe që po vjen nga mërgata për Bedri Hamzën, tregon se bashkatdhetarët tanë po kërkojnë më shumë, po duan #mëmirë, po e duan Bedri Hamzën për kryeministër.

#BedriHamzakryeministër

#mëmirë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra bashkatdhetarë nga Kantoni Aargau që janë pjesë e nëndegës…