Vazhdon suksesi kompanisë shqiptare “HAJDARI WDVS-Trockenbau” në Kerpen-Köln
Shumë shqiptarë nga të gjitha viset e Kosovës që nga situata e regjimit serb u detyruan të migrojnë në vendet e ndryshme në Evropë, ndër ta ishte edhe Xhevdet Hajdari nga Dobroshevci i Drenasit.
Një djalë i cili i ri migroi në Gjermani dhe u vendos afër Kölnit, kishte nisur punë si shumë shqiptarë nga fillimi i viteve 1994 në Trockenbau.
Që nga atëherë ishte i përkushtuar në punë, duke bërë projekte gjigante në të gjithë gjermaninë. Kështu, kompania ‘Hajdari’, tani disponon me 30 punëtorë, staf profesional në WDVS-Trckenbau.
Kompania “Hajdari” tani numëron shumë suksese në të gjithë sektorët e ndërtimit në shtetin gjerman.
Së fundi është edhe pronar i objektit të ndërtuar nga “Mundefin” – Xhevdet Hajdari në Kerpen po ashtu dhe Wschstraße edhe Fitness.
Duhet mburrur me sukseset e kompanisë ndërtimore “Hajdari”, pronarët e të cilës kanë dhënë kontribut të madh edhe në Unionin e Bizneseve.
Uroj gjithë shqiptarëve kudo në botë të kenë sukses në punët e tyre, të cilët çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë veten duke treguar se jemi popull punëtor e të zot.