Vazhdon Superliga e hendbollisteve, lideri udhëton në Ferizaj

10 mars 2023 | 17:02

Pas pushimit për shkak të aktiviteteve të kombëtareve të reja, këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e radhës në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.

Në program është xhiroja e 12-të. Të shtunën janë tri ndeshje. Vushtrria llogaritet favorite në derbin lokal me Samadrexhën. Kjo ndeshje luhet prej orës 17:30. Shqiponja e pret Dukagjinin (14:30), ndërsa Ferizaj e pret Jusuf Gërvallën (14:30). Edhe në këto ndeshje skuadrat vendase janë favorite.

Të dielën janë dy ndeshje të tjera. Kampioni dhe lideri, Istogu, sfidohet në Ferizaj nga Kastrioti. Kjo ndeshje luhet prej orës 16:00 dhe e mbyll xhiron e 12. Vëllaznimi -Prishtina zhvillohet prej orës 12:30 dhe mund të jetë prej ndeshjeve më të mira të xhiros. Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e dhjetë.

Të shtunën janë ndeshjet Drita – Samadrexha (19:00) dhe Dukagjini – Ulpiana (14:00). Prizreni – Istogu (16:00) dhe Lepenci – Vjosa (17:00) janë ndeshjet e së dielës. Në Ligën e Parë të hendbollisteve të shtunën janë tri ndeshje të javës së 13: Vjosa – Trepça (15:30), CLICK – Llapusha (11:00), Drita – Prizreni (17:00). Deçani – KEK-u është ndeshja që luhet të dielën me fillim nga ora 14:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka shprehur interesim për Paulo Dybalan. “Djajtë e…