Vazhdon takimi Kurti-Vuçiq
18 mars 2023
| 17:20
Pas një pauze të shkurtër, takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon.
Në tryezë të diskutimeve gjendet aneksi i zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Më herët kishte informacione për përfundimin e takimit – pak minuta para orës 17:00 – por bëhej fjalë vetëm për një pauzë të shkurtër.
Dy udhëheqësit po takohen në Ohër me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së për të diskutuar zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt.