Vazhdon të bie numri i pacientëve me Covid që kërkojnë trajtim spitalor

10 shtator 2021 | 12:09

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë me dije se po vazhdon të bie numri i pacienteve që po kërkojnë trajtim në spitale nga Covidi.

Në raportin e fundit të këtij shërbimi është thënë se 69 pacientë më pak, krahasuar me ditën e djeshme, janë duke u trajtuar në klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas ShSKUK-së, 64 pacientë janë duke marrë trajtim intensiv.

 

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

 

1043 pacientë në trajtim nga COVID-19

69 pacientë më pak, krahasuar me ditën e djeshme, janë duke u trajtuar në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Bazuar në raportin e punës së datës 10 shtator, 2021, në kuadër të ShSKUK-së, në trajtim janë 1043 pacientë të shtrirë për trajtim nga COVID-19.

64 pacientë janë duke marrë trajtim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në  klinikat COVID-19,  të QKUK-së, në trajtim janë 377  pacientë, 38 më pak se ditën e kaluar. Nga numri i tyre,  372  të konfirmuar me COVID-19,  328  me okisgjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 666 pacientë,  31 më pak se një ditë më parë.  Prej numrit të përgjitshshëm,  553 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 534 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 92 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 94 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 67 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe  Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 26 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 139 pacientë

Spitali i Gjakovës, 79 pacientë

Spitali i Pejës, 192 pacientë

Spitali i Gjilanit, 96 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 27 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 62 pacientë

Spitali i Ferizajt, 71 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesut Ozil pritet të largohet nga skuadra turke Fenerbahçe gjatë…