Vazhdon të bie numri i rasteve aktive me Covid
20 tetor 2021
| 15:07
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 515 raste aktive me Covid.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, sipas MSh-së janë paraqitur 14 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 61 persona.
“Nga 2 140 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 083. Në total numri i rasteve aktive është 515”, ka njoftuar MSh-ja.