Vazhdon të jetë aktiv zjarri në bjeshkën e Fokut

13 gusht 2021 | 17:16

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ka informuar se edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar të jetë aktiv zjarri në bjeshkën e Fokut në zonën e Rugovës të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Sipas njoftimeve nga DAPK “Bjeshkët e Nemuna”, zjarri që vazhdon të zgjerohet ndodhet në një lokalitet ku intervenimi me makineri, me ekipet këmbësore apo me mjete tjera që kanë në dispozicion institucionet e Kosovës është i pamundur.

Aktualisht zjarri është duke u përhapur në një zonë fushore që ndodhet shumë afër zonës së pyjeve të breut.

Përhapja eventuale e zjarrit në zonën e pyjeve të kësaj pjese të territorit të parkut do të sillte dëme të rënda në ekosisteme me pasoja te pariparueshme, dhe po ashtu mundë të përfshijë edhe zonën e staneve përreth.

DAPK “Bjeshkët e Nemuna”, edhe sot ka alarmuar njësitë e zjarrfikësve, Agjencinë e Emergjencave dhe institucionet tjera relevante për situatën e krijuar.

Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves (AMMK) ka përsëritur thirrjen dhe kërkesën për të gjitha grupet dhe institucionet që të kontribuojnë dhe ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pasur sot një bisedë…